Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oferta e fundit për Coutinhon

Barcelona do të bëjë ofertën përfundimtare për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, para se të mbyllet afati kalimtar në Spanjë.

Klubi spanjoll është në kërkim të mesfushorit brazilian që prej shitjes së Neymarit te PSG-ja, por Liverpooli insistoi se ylli nuk do të jetë në shitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Afati kalimtar është mbyllur në Angli të enjten, por në Spanjë mbetet i hapur deri në orën 00:00 të premten, duke ia mundësuar Barçës që të tentojë edhe një herë transferimin e tij.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona do të dërgojë një ofertë prej 150 milionë eurove dhe krerët e klubit janë të bindur se Liverpooli mund të detyrohet të shesë Coutinhon.