Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka njoftuar futbollistët e tij se do të largohet nga klubi në fund të sezonit aktual.
Francezi ka udhëhequr “Topçinjtë” qe 20 vjet dhe ka fituar tre tituj të Premier Ligës e gjashtë Kupa FA. Megjithatë, Arsenali s’ka fituar titull të Premier Ligës që nga viti 2004 dhe ka dështuar në çdo sezon të Ligës së Kampionëve duke ngjallur pakënaqësi te tifozët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë javë, Wenger tha se nuk do të vendosë për të ardhmen deri në fund të sezonit, megjithatë “sportnews italia” raporton se 67-vjeçari tashmë u ka thënë futbollistëve se do të largohet gjatë verës.
Arsenali sot takohet me Bayernin në ndeshjen e kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë ekipi i Wengerit e humbi me rezultat 5 me 1.