Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Robben bën thirrje për optimizëm

Kapiteni i përfaqësueses së Holandës në futboll, Arjen Robben u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të mos nënvlerësojnë aftësitë e tyre dhe të besojnë në potencialin për të befasuar Francën të enjten, dhe për të mbajtur të gjalla shpresat për kualifikim në Botërorin "Rusia 2018".

Holanda zë vendin e tretë në Grupin A, me tri pikë më pak se dy përfaqësueset lidere Franca e Suedia, dhe një humbje ndaj Francës të enjten mbrëma në "Stade de France", do t'u jepte fund shpresave të Holandës që të kualifikohet në Botëror, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sigurisht Franca ka, sa i përket kualitetit, një skuadër shumë të mirë, por nuk dua të flas për Francën. Unë them se nuk duhet të mendojmë se ne nuk jemi aq të mirë, ne duhet të jemi të bindur në kualitetet tona dhe të besojmë se mund t'i mposhtim francezët", ka deklaruar Robben....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.