Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy futbollistët e ri nga Kosova po bëhen të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare

Liridon Latifi dhe Eros Grezda janë të gatshëm të luajnë edhe si startues te Kombëtarja e Shqipërisë, nëse përzgjedhësi Christian Panucci ua jep rastin.

Kështu kanë deklaruar dy futbollistët nga Kosova, që janë grumbulluar te Shqipëria për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë, që zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si Grezda, ashtu, edhe Latifi kanë debutuar me Shqipërinë në muajin mars, në duelin eliminator kundër Italisë.

Shqipëria, të dielën, është grumbulluar në Tiranë dhe ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Lihtenshtajnin, që do të zhvillohet të shtunën (2 shtator) në "Elbasan Arena". Ndërsa, tri ditë më vonë Kombëtarja do të jetë mysafire e Maqedonisë në Strumicë, në kuadër të Grupit G eliminator.

Janë paralajmëruar ndryshime në formacionin e Shqipërisë. Nuk përjashtohet mundësia që Latifi e Grezda të jenë titullarë....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.