Bersant Celina nuk ka konflikt apo përçarje me përfaqësuesen e Kosovës në futboll, përkatësisht me dikë në përfaqësuese.
20-vjeçari nuk është bashkuar këtë herë me përfaqësuese për shkak se në kohën kur janë shpërndarë ftesat nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, shkaku i një virusi, shkruan sot Koha Ditore. Kështu ka thënë të mërkurën Edvar Celina, babai i futbollistit të Manchester Cityt, që aktualisht po luan si huazim te Ipswich Town i kategorisë së dytë angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa përfaqësuesja A dhe ajo U-21 e Kosovës në futboll të martën kanë zhvilluar stërvitje të rregullta në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës, sulmuesi i krahut Celina të njëjtën ditë është paraqitur me ekipin U-23 të Ipswichit në fitoren 3:2 ndaj Sheffieldit.
Celina luajti 90 minuta dhe humbi një penallti në fund. Paraqitja për skuadrën në kohën kur përfaqësueset ishin në vlugun e përgatitjeve, është interpretuar edhe si mosgatishmëri e lojtarit që të luajë për Kosovën. Por Edvar Celina ka mohuar një mundësi të tillë...(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.