Sport

Kosova, gati për Kroacinë

Përfaqësuesja e Kosovës është duke vazhduar përgatitjet me intensitet të lartë për ndeshjen ndaj Kroacisë.

Futbollistët kosovarë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin "Riza Lushta" dhe të enjten do të udhëtojnë drejt Zagrebit, raporton Sporti në KTV.

Pas stërvitjes së fundit në Kosovë, përzgjedhësi Albert Bunjaki tha se ndaj kroatëve shpreson në paraqitje të mirë të lojtarëve.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, dhe futbollistët Arbër Zeneli dhe Milot Rashica ndeshjen ndaj Kroacisë e shohin si shumë të vështirë.

Kosova të shtunën do të luajë si mysafire e Kroacisë në Maksimir të Zagrebit nga ora 20:45, ndërkaq më 5 shtator, do ta presë Finlandën në “Loro Boriçi” të Shkodrës.