Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plot 11 lojtarë nga ndeshja e kaluar me Kroacinë, nuk janë në përfaqësuese

Krijimi i një baze të përfaqësueses vlerësohet prej prioriteteve të përzgjedhësit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaki. Ai vlerëson se Kosova tashmë e ka një bazë të përfaqësueses, shkruan sot Koha Ditore.

Bunjaki të hënën ka shpallur listën me emrat e 22 futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë dhe me Finlandën, ndërsa të martën ka nisur punën me ekip në fushën e blertë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një krahasim i ekipit aktual me ekipin që ishte për ndeshjen e kaluar me Kroacinë lë të kuptohet që krijimi i një baze të përfaqësueses nuk po del të jetë i lehtë.

Plot 11 lojtarë që ishin në përbërje për ndeshjen me Kroacinë, të luajtur më 6 tetor të vitit të kaluar, nuk janë në përfaqësuese për dy ndeshjet e radhës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.