Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ditë e pazakontë për xhudon kosovare, Majlinda mbetet pa medalje

Disa momente pakujdesie dhe disa vendime të dyshimta të gjyqtarëve, kanë bërë që Majlinda Kelmendi të mbetet pa medalje në ngjarjen më të madhe të vitit në sportin e xhudos.

Kampionia olimpike në kategorinë deri 52 kilogramë, të martën në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, është renditur e pesta. Për të gjithë sportistët e tjerë në vend, pozita e pestë në botëror do të vlerësohej sukses shumë i madh. Por nuk është i tillë për Majlindën, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo dhe xhudistët e tjerë të Kosovës, kanë ngritur aq shumë nivelin sa që prej tyre vazhdimisht priten medalje, edhe nëse bëhet fjalë për botërorin më të fortë që është mbajtur ndonjëherë.

Medalje Majlinda të martën nuk fitoi, por prapë ofroi emocion dhe krenari për tifozët e saj të shumtë në Kosovë dhe në vende të tjera. Majlindën në gjysmëfinale e ndali japonezja Ai Shishime.

Më pas ajo nuk mund të marrë veten shpejt dhe pak minuta më vonë pësoi edhe nga braziliania Erika Miranda në luftë për vendin e tretë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.