Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandes, ka ripërsëritur ëndrrën e tij për t’u bërë trajner i ish-klubit të tij.
Ikona e klubit thotë se është duke punuar në këtë drejtim, por shton se kjo ëndërr nuk mund të realizohet në sezonin e ardhshëm kur të largohet trajneri aktual Luis Enrique.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo37-vjeçari që tani është pjesë e klubit Al Sadd në Katar thotë se ka akoma shumë gjëra për të mësuar në mënyrë që të jetë trajneri i duhur për Barçën.
“Të jem trajner i Barcelonës është ëndërr. Dhe jam rrugës për ta bërë këtë projekt. Jam duke punuar në profesionin e trajnerit dhe më duhet akoma të mësoj që të marr ‘zanatin’. Ka shumë gjëra që duhet të mësoj, por zëvendësimi i Luis Enriques sezonin e ardhshëm nuk është i mundshëm”, ka thënë ai për “Le Parisien”.