Dy ish-futbollistë shqiptarë janë dënuar me 14 muaj burgim për kurdisje të ndeshjeve në Norvegji.
Drin Shala dhe Alban Shipshani janë dënuar me burgim nga një gjykatë në Oslo për korrupsion dhe mashtrim në futboll, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurdisjet e ndeshjeve kanë ndodhur në qershor të vitit 2012. Në ndeshjen e parë ekipi Follo FK pësoi disfatë me rezultat 4 me 3 nga Østsiden derisa në 25 minutat e fundit po fitonin ndeshjen 3 me 0. Ndeshja e dytë ishte kur Asker humbi 7 me 1 nga Frigg Oslo edhe pse ishin favoritë për të fituar.
Hetimet për këto dy ndeshje filluan pas ankesës nga Federata e Futbollit të Norvegjisë.