Përfaqësuesja e Kroacisë është e fokusuar vetëm për duelin kundër Kosovës, në të cilin synon të marrë pikët e plota.
Kështu ka thënë seleksionuesi i Kroacisë, Ante Çaçiq të hënën, kur edhe ekipi kroat ka nisur grumbullimin për ndeshjet eliminatore të botërorit të futbollit “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”. Kroacia më 2 shtator do të luajë kundër Kosovës në Zagreb, kurse tri ditë më vonë është mysafire e Turqisë, në kuadër të Grupit I eliminator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇaçiq ka insistuar se vetëm pas ndeshjes me Kosovën ekipi do të fokusohet për duelin me Turqinë. Sipas Çaçiqit, ndeshja në Zagreb dallon shumë prej asaj që u zhvillua në Shkodër, ku triumfoi Kroacia me rezultatin e thellë 6:0.
“Nuk ekzistojnë dy ndeshje identike, secila është e re dhe duhet të përgatitemi në këtë mënyrë, nëse duam të jemi në nivelin tonë më të mirë. Kjo ndeshje me Kosovën është e re dhe si të tillë e kuptojmë. Do të bëjmë të pamundurën që të jemi në nivel të detyrës dhe pastaj nëpërmjet cilësisë të marrim tri pikët”, është shprehur Çaçiq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.