Kampioni i Kosovës, Feronikeli, thotë se sot ka marrë lajmin e vitit, pak para derbit me Llapin në Superligë.
Skuadra nga Drenasi ka njoftuar se sot në stërvitje është kthyer Besnik Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Skuadra merr lajmin e vitit para derbit me Llapin! Skuadra e Feronikelit, sot ka qenë e kompletuar, pas një kohe të gjatë është rikthyer në stërvitje Besnik Krasniqi i cili ka stërvitë i ndarë nga grupi me Zhdrellën, po ashtu të rikthyer pas 10 dite. Ndërsa Behar Maliqi e Blerand Kurtishaj janë gati për Llapin dhe mbetët vendimi i "Tokit" nëse do t’i inkuadrojë apo jo”, ka shkruar klubi në Facebook.
Feronikelit në ndeshjen e fundit i është kthyer edhe ylli Mevlan Zeka, i cili u aktivizua 20 minutat e fundit ndaj Dritës.