Juventusi raportohet se kanë nisur një betejë të ashpër me Interin për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi, që është i gatshëm të kthehet në Itali.
Sipas “ESPN”, Interi ka udhëhequr garën për Mustafin, por Juventusi i ka hyrë seriozisht garës për të gjetur një zëvendësim për Leonardo Bonuccin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari u la rezervë në humbjen 4 me 0 nga Liverpooli të dielën dhe “ESPN”, shton që “Topçinjtë” janë të gatshëm ta shesin nëse sigurojnë 40 milionë euro, për aq sa e blenë sezonin e shkuar nga Valencia.
Mustafi është i gatshëm që të kthehet në Serie A ku kishte luajtur për Sampdorian mes viteve 2012 - 2014.