Në një vit normal, fitimi i Grand Slamit të tenisit “US Open” do të ishte një ëndërr e parealizueshme për pjesën më të madhe të tenisteve më të mira në botë.
Por, nuk ka asgjë normale me “US Open” këtë vit, ku tetë teniste futen në Grand Slamin e fundit të vitit me mundësi për të triumfuar dhe për të dalë si numër një në botë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTenistja numër një në botë, çekja Karolina Pliskova duhet së paku të arrijë në finale për të pasur mundësi të mbajë kreun e renditjes botërore, ndërsa Simona Halep, Garbine Muguruza, Elina Svitolina, Caroline Wozniacki, Johanna Konta, Svetlana Kuznetsova dhe Venus Williams kanë gjasa për të marrë kreun.
Kjo e bën luftën për “US Open” edhe më interesante, por Pliskova po mundohet të largojë mendjen nga pozita numër një, ndërsa po shikon kësaj radhe të arrijë një hap më lartë. Ajo stinorin e kaluar arriti në finale të US Openit, ku u mposht nga gjermania Angelique Kerber.
“Unë nuk dua të vë presion shtesë në vete. Kam mjaftueshëm presion. Por mendoj se është pak vështirë pasi e kam pozitën numër një dhe tash jam duke mbrojtur çdo javë shumë pikë. Kështu që është disi një situatë më ndryshe. Do të mundohem të përballoj këtë. Do të mundohem të marr gjërat pozitivisht dhe të mendoj se si kam luajtur aq mirë në këtë Grand Slam vitin e kaluar”, ka thënë Pliskova në konferencë për media... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.