Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi nis fuqishëm, parashikohet të jetë sensacion i La Ligas

I mjaftuan dy paraqitje në La Liga për të dëshmuar veten. Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi po shihet si një prej blerjeve më të mira të këtij afati kalimtar në futbollin e Spanjës, ndërsa e përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar se Bardhi do të jetë sensacioni i La Ligas për këtë edicion.

22-vjeçari të shtunën mbrëma shënoi gol në barazimin e ekipit të tij, Levante, në përballjen me Deportivo La Corunan, në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas spanjolle, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte minuta e 35-të kur u akordua gjuajtje e lirë për Levanten në një distancë mbi 25 metra dhe rezultati ishte 2:0 në të mirë të Deportivos që ishte mysafire. Këtë goditje dënimi Bardhi e shndërroi në gol të bukur, derisa në fund të ndeshjes Levante arriti të barazojë shifrat me anë të penalltisë që e realizoi Ivi Lopez (83').

Për Bardhin, i cili është ftuar nga Përfaqësuesja e Maqedonisë për ndeshjet eliminatore të botërorit “Rusia 2018”, ky ishte goli i parë në kampionatin e Spanjës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.