Ditën e enjte Skënderbeu u kualifikua për të dytën herë në fazën e grupeve në “Europa League”.
Korçarët mposhtën pas dy takime Dinamon e Zagrabit dhe në fund në stadium shpërtheu festa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor një ngjarje e çuditshme ka ndodhur për syrin e mprehtë të UEFA-s, e cila për këtë mund të gjobisë Skënderbeun, edhe pse arsyeja duket vërtet qesharake.
Gjatë takimit, spikeri në stadium i bëri disa herë thirrje tifozëve të mbështesin klubin dhe kjo sipas “UEFA-s” është e ndaluar në rregullore, pasi detyra e tij është vetëm të njoftojë për zëvendësimet. Gjithsesi nga se duket ai nuk iu ka rezistuar emocioneve.