Skuadra e Ferronikelit ka arkëtuar një pikë nga udhëtimi i vështirë në Gjilan. Ndeshja e zhvilluar, të dielën, në kuadër të xhiros së dytë të Vala Superligës, në mes të Gjilanit e Ferronikelit, është mbyllur me rezultatin 1:1.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me autogolin e mbrojtësit mysafir Lulzim Doshlaku (20') kurse Mark Milicaj (46') i siguroi pikën skuadrës nga Drenasi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy takim ishte derbi i së dielës dhe i vetmi që përfundoi pa fitues pas dy xhirove të zhvilluara në kampionatin e Kosovës në futboll. Me këtë barazim si Gjilani, ashtu, edhe Ferronikeli kanë tubuar nga katër pikë dhe ndajnë pozitat dy e tre në tabelë.
Prin Llapi me gjashtë pikë që është ekipi i vetëm deri më tani që ka regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.
Në pjesëlojën e parë Gjilani dominoi plotësisht, por që nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara. Fillimisht Fatih Karahoda (12') gjuajti mbi portë kur ishte i vetëm me portierin mysafir Faton Maloku, që intervenoi gjashtë minuta më vonë në tentimin e Armend Thaqit nga afërsia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.