Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një garë shigjetarie e bazuar në histori

Adnan Mehel futet në fushë i veshur me një stil të rrobave osmane dhe këpucë të modeluara sipas atyre të mbathura nga sulltanët e shekullit të 16-të.

Ai ka sytë te nxënësit e tij, derisa ata rreshtohen në vijën e startit dhe marrin shënjestër me harqet e tyre, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mehel, që ka qenë kyç në ringjalljen e shigjetarisë tradicionale si kjo, një dekadë më parë, po shikonte Kupën e Pushtimit që po mbahet për herë të parë dhe është garë vjetore. Është një garë e shigjetarisë që feston përvjetorin e pushtimit të Konstantinopojës në vitin 1453.

Ngjarja, të cilën Mehel ndihmoi të organizohet, është mbajtur gjatë tri ditëve në fund të majit në Okcular Vakfi, që nënkupton "themelet e shigjetarisë". Një nga klubet më të vjetra sportive në Turqi, fillimisht ishte skenë e ushtrisë së shigjetarëve të Sulltan Mehmetit para se osmanët të pushtonin Konstantinopojën 564 vjet më parë. Sulltani ishte aq i impresionuar me shkathtësitë e shigjetarëve të tij sa që u dha tokën atyre dhe kështu lindi një traditë.

Në garë, dëgjohet tingulli i një borie dhe një grup i shigjetarëve të veshur në veshje tradicionale nxitojnë në vijën e startit...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.