Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi, ekipi që nuk di të vlerësojë lojtarët

Jo shumë kohë më parë, Interi ishte një ndër klubet më të mëdha të futbollit në Evropë.

Gjiganti i Serie A ka pasur në radhët e veta disa prej lojtarëve më të mirë në botë, duke mos harruar se Interi dy herë ka thyer rekordin e transferimeve, me brazilianin Ronaldo në vitin 1997 dhe italian Christian Vieri në vitin 1999, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Sun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rezultat i kësaj, Interi ka pasur suksese impresionuese dhe aktualisht ka 18 tituj kampioni në Serie A dhe tri kupa evropiane. Mirëpo, ka shkuar një kohë e gjatë prej se Interi ka fituar ndonjë trofe.

Ka shtatë vjet që nuk ka fituar titull kampioni në Itali, ndërsa trofeun e fundit e ka fituar në vitin 2011, kur triumfoi në Kupën e Italisë. Për këto rezultate të dobëta mund të thuhet se Interi nuk ka marrë vendimet më të mira në afatin kalimtar të transferimeve.

Madje Interi më shumë njihet si ekip që i shet lojtarët me çmim të lirë, të cilët pastaj shndërrohen në yje të futbollit. Pra, problemi është se Interi nuk di të vlerësojë lojtarët që i ka në radhët e veta.

Rënia e klubit italian ka ardhur si pasojë e shitjes së top-lojtarëve në moshë shumë të re, pasi drejtuesit e klubit nuk kanë pasur besim tek ata...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.