Dy pikë vendimtare në ndeshje me Maqedoninë dhe tri pikë të rëndësishme në ndeshjen vendimtare me Estoninë.
Janë këto momentet më të ndritura të plejmejkerit Leonard Mekaj me përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, në paraeliminatoret për botërorin e vitit 2019, që përfunduan javën e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë këto momentet që tifozët i kanë ndjerë më së shumti në lojën e basketbollistit më të ri të Kosovës, por kontributi i tij natyrisht është dukshëm më i madh. Ndonëse nuk kishte hapësirë të madhe, 22-vjeçari ka dhënë kontributin e tij të çmueshëm në suksesin historik të Kosovës, kalimin tutje.
Kosova të enjten mësoi kundërshtarët e raundit të parë eliminator për botëror, ndërsa Mekaj pret që të jetë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses edhe për ndeshjet që nisin në nëntor.
Kosova ka arritur në këtë fazë, përkatësisht ka siguruar përballje me përfaqësuese të mëdha evropiane, falë fitoreve në shtëpi ndaj Maqedonisë dhe Estonisë. Në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë, kur po vendosej fituesi, plejmejkerit pejan nuk iu dridh dora dhe shënoi dy gjuajtje të lira...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.