Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra të zhytura në krizë, por me shumë të huaj

Ekipet e "katërshes së madhe" në basketboll, kanë nga 5-6 lojtarë të huaj, po ashtu edhe trajnerët, por ky angazhim nuk është dëshmi se ato qëndrojnë mirë financiarisht.

Në fakt, është e kundërta. Angazhimi i shumë të huajve, ka çuar skuadrat drejt pakënaqësive të brendshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Trepça javën e shkuar, lojtarët vendorë bojkotuan disa stërvitje për shkak të borxheve ndaj tyre, ndërkohë trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov është larguar deri në përmbushje të obligimeve.

Pa telashe financiare nuk është as Bashkimi, e as Sigal Prishtina.

Dhe, derisa Peja e Prishtina arsyetohen se buxheti i tyre pësoi goditje pa nisur mirë stinori për shkak të rasteve të humbura në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) në kuadër të FIBA-s, Bashkimi e Trepça nuk e kanë mbështetjen çfarë do ta dëshironin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.