Ende pa nisur garat, Kosova pritet të fitojë një çmim me shumë peshë, në Budapest të Hungarisë, ku prej 28 gushtit deri më 3 shtator mbahet kampionati botëror në xhudo.
Kosovës do t’i bëhet nder i madh falë xhudistes më të mirë, Majlinda Kelmendi. Ajo pritet të marrë çmimin prestigjioz "Xhudistja më e mirë e sotme" (Best Female Judoka Today). Këtë çmim e ndan Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCeremonia, në të cilën pritet të shpërblehet 26-vjeçarja nga Peja, do të mbahet të dielën mbrëma në Budapest, në kuadër të botërorit të xhudos.
Janë burime të gazetës brenda IJF-së që kanë konfirmuar se Majlinda i ka bindshëm gjasat më të mëdha për të fituar çmimin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.