Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taipi, lojtar i ri i Kosovës

Mesfushori ofenziv Gjelbrim Taipi është lojtari i ri i radhës në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

24-vjeçari, që është nga Tërnoci i Bujanocit, javën tjetër pritet të nisë procedurën për t'u pajisur me pasaportë të Kosovës, që është kusht për të luajtur për përfaqësuesen. Ai nuk pritet të luajë për Kosovën në ndeshjet e shtatorit ndaj Kroacisë e Finlandës, por pritet të ftohet për ndeshjet e tetorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tetor Kosova i luan ndeshjet e fundit në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Taipi aktualisht luan për St. Gallenin në Superligën e Zvicrës në futboll. Ka tri paraqitje në Superligë dhe një për kupë të Zvicrës. Për Kupë e ka shënuar një gol.

Taipi është prej lojtarëve më të njohur nga Lugina e Preshevës. Ky rajon shqiptar tashmë e ka një lojtar në përfaqësuesen e Kosovës, mbrojtësin e majtë Fidan Aliti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.