Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liburni kalon raundin në UEFA Futsal Cup

Kampioni i Kosovës në futsal (futboll të sallës), Liburni i Gjakovës ka siguruar kalimin në raundin kryesor (main round) në UEFA Futsal Cup, garë në të cilën po paraqitet për herë të parë këtë edicion.

Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Vytisit (7:3), Liburni të enjten mposhti edhe ekipin e Malit të Zi, Titogradin me rezultatin 7:2 në kuadër të raundit parakualifikues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas dy fitoreve rresht, Liburni ka tubuar gjashtë pikë në Grupin B dhe ka siguruar vendin e parë dhe kalimin në raundin tjetër, edhe pse ndeshjen e fundit e luan të shtunën (26 gusht) kundër Differdange, por që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

Nexhip Selimi, Azem Ibrahimi, Ideal Brovina, Valon Kasapi dhe Ideal Selmanaj me dy gola, kontribuuan në triumfin e Liburnit ndaj Titogradit. Selmanaj është më efikasi pas dy ndeshjeve të zhvilluara në këtë garë te Liburni, duke realizuar pesë gola deri më tani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.