Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stadiumit të Llapit poi shtohen tribunat

Sot në Podujevë, kryetari i Komunës, Agim Veliu, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe kryetrajneri i “FC LLAPI” Tahir Batatina kanë vendosur solemnisht gurthemelin për fillimin e punimeve në ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kryetari Veliu e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e realizimit të këtij projekti, që është vazhdimësi e projektit të përbashkët të Komunës me MKRS-në dhe FFK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me ndërtimin e fushës së futbollit, tash edhe tribunave, po e kompletojmë infrastrukturën në stadium. Në këtë mënyrë po krijohen kushtet sipas normave ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve dhe akomodim e shikuesve në tribuna”, tha kryetari Veliu.

Ministrja Dumoshi tha se MKRS po investon në këtë projekt, me realizimin e të cilit futbollistët llapjanë do ta kenë një stadium që plotëson kriteret, sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh i lumtur për realizmin e projektit, duke thënë se Podujeva dhe futbollistët e llapjanë meritojnë ta kenë një objekt sportiv, për zhvillimin e garave në kategorinë nacionale dhe ndërkombëtare.

Projekti i ndërtimit të tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” do të kushtojë rreth 800 mijë euro, në të cilin Komunën e Podujevës do të investojë mbi 200 mijë euro, MKRS me 500 mijë, e ku do të participojë edhe FFK-ja.