Është hedhur sot shorti për fazën e parë të kualifikimeve për Botëorin “Kina 2019” në basketboll, pjesë e së cilës është edhe Kosova, në kualifikimet e Evropës.
Në fazën e parë janë 32 ekipe që janë të shpërndara në 8 grupe, kurse Kosova është në Grupin C, së bashku me Poloninë, Lituaninë, e Hungarinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFIBA tregon se shorti funksionon në këtë mënyrë: Tri të parat e secilit grup shkojnë në fazën e dytë të kualifikimeve, në të cilën pastaj krijohen 4 grupe të tjera me nga gjashtë ekipe.
Kësisoj, tri ekipet e para të Grupit A dhe tri të parat e Grupit B formojnë një grup të ri, tri nga Grupi C dhe Grupi D, Grupi E dhe F, Grupi G dhe H, do të formojnë katër grupet e fazës së dytë të kualifikimeve, transmeton Koha.net.
Në rast se Kosova arrin të futet në mesin e tri të parave, atëherë në fazën e dytë do të përballet me tri më të mirat e Grupit D, që përbëhet nga Italia, Holanda, Kroacia, e Rumania, si dhe dy ekipe do të jenë nga grupi aktual i saj.
