Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Orari i Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019”.

Kosova në Grupin C është së bashku me Poloninë, Lituaninë, e Hungarinë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë në Prishtinë ndaj favoritit të grupit, Lituanisë, më 23 nëntor, në të njëjtën ditë përballen edhe Polonia me Hungarinë.

Pas tre dite Kosova luan në udhëtim te Hungaria, ditën e dielë, që do të jetë ndeshja e fundit për vitin 2017.

Kurse më 23 shkurt 2018 Kosova do të përballet me Poloninë, shtet për të cilin kishte luajtur kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha.

Më 26 shkurt 2018 Kosova luan ndeshjen e kthimit në udhëtim ndaj Lituanisë. Ndërsa më 28 qershor 2018 përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në Prishtinë ndaj Hungarisë.

Fazën e parë të kualifikimeve Kosova e mbyll në shtëpi ndaj Polonisë më 1 korrik 2018.