Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney pensionohet nga kombëtarja angleze

Futbollisti i Evertonit, Wayne Rooney ka konfirmuar pensionimin nga futbolli me kombëtaren e Anglisë.

Rooney, që ka shënuar 53 gola në 119 ndeshje me kombëtaren, ka thënë se e ndjenë që tani është momenti i duhur për t’u larguar, përkundër ftesës që ka marrë nga Gareth Southgate për ndeshjet e shtatorit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte fantastike që Gareth Southgate më thirri për të më treguar se më dëshironte në ekipin e Anglisë për ndeshjet e ardhshme. Vërtet e çmoj këtë. Megjithatë, tashmë e kam menduar për një kohë të gjatë, i thash atij se kam vendosur që të pensionohem për të mirë nga futbolli ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Rooneyt.

Ai më tutje ka thënë se, “vërtet është një vendim i vështirë, të cilin e kam diskutuar me familjen time, me trajnerin e Evertonit, dhe të afërtit e mi. Të luaja për Anglinë gjithmonë ka qenë speciale për mua. Sa herë që jam ftuar si lojtar apo si kapiten ka qenë privilegj dhe e falënderoj secilin që më ka ndihmuar, por besoj se tani është koha që të largohem”.