Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave në kuadër të ndeshjes Skënderbeu – Dinamo Zagreb , e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League, që do të luhet nesër në orën 20:00 në Elbasan Arena.
350 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes, disa akse rrugore të qytetit të Elbasanit do të bllokohen dhe të gjitha lokalet rreth stadiumit do të jenë të mbyllura nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e shpërndarë për mediat policia u bën thirrje tifozëve të jenë të pajisur me biletë dhe kartë identiteti dhe të mos marrin me vete sende të paligjshme si fishekzjarre, monedha apo çelësa.