Ke pasur një stinor debutues shumë inkurajues me një klub të madh. Ke shënuar dhe ke krijuar raste për gola. Ke qenë kyç në suksesin e ideve taktike të trajnerit tënd për shkak të aftësive për të luajtur në disa pozita dhe shkathtësive që posedon, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Më pas mëson se trajneri yt është duke kërkuar lojtar për pozitën tënde. Të shtrenjtë, lojtarë të kalibrit të lartë. Lojtarë që padyshim do të "vjedhin" pozitën. Si reagon?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoA vendos të lësh spekulimet të futen në kokë dhe të lësh performancën tënde të bjerë? Apo bën atë që bëri Marco Alonso për Chelsean të dielën?
Nëse futbollisti spanjoll Alonso është prekur nga spekulimet që kanë lidhur Chelsean me transferime të shtrenjta të Alex Sandros së Juventusit apo Danny Roset të Tottenhamit, atëherë sigurisht nuk ishte evidente kjo të dielën në Wembley kundër Tottenhamit.
Dhe sinqerisht, pas paraqitjes maestrale të Alonsos kundër Tottenhamit, trajneri i Chelseat, Antonio Conte duhet të ndalë kërkimet dhe pronari Roman Abramovich duhet të mos nxjerrë kuletën nga xhepi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.