Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joshua do të ndeshej me kundërshtar nga MMA-ja

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks në versionet WBA dhe IBF, Anthony Joshua, do të pranonte të ndeshej me një kundërshtar të arteve marciale të përziera (MMA), përderisa nuk ka rregulla të kapjeve që çojnë te dorëzimi i meçit.

Kampioni i serisë më të madhe të MMA, UFC-së, Conor McGregor të shtunën në Las Vegas do të përballet me superyllin e boksit, amerikanin Floyd Mayweather Jr., në një meç boksi, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më pëlqen të luftoj, dhe do të bëja këtë. Ndoshta do të mposhtesha. Gjëja e vetme që nuk do të pranoja është të kishte kapje që do të çonin në dorëzim, por do të pranoja të kishte edhe goditje me këmbë, bërryla dhe kafshime, apo çfarëdo që duan. Unë nuk mund të mposhti një person me kapje. Kërkon shumë kohë për të mësuar atë shkathtësi, kohë që nuk e kam, por kur vjen te agresiviteti i pastër dhe rregullat e luftimit, unë definitivisht mund të luftoj, dhe nuk e kam problem këtë. Nuk do të ishte problem”, ka thënë Joshua... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.