Pas shumë raportimeve për të ardhmen e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez, ka reaguar edhe vetë futbollisti.
Raportimet se ai do të largohet nga “Topçinjtë” shpërthyen pasi trajneri Arsene Wenger e la jashtë ekipit startues për derbin me Liverpoolin në fundjavë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani futbollisti, që thuhej se ka pasur përplasje me bashkëlojtarët, ka postuar në Instagram një mesazh para takimit të kthimit me Bayernin në Ligën e Kampionëve.
“Luftëtari i vërtetë lufton jo sepse urren ata që i ka përballë, por sepse i do ata që e mbështesin atë. Jepini ‘Topçinjë’. Dështimi i vetëm është të mos provosh”, ka shkruar ai.
Ekipet takohen të martën në Emirates. Në ndeshjen e parë baverzët turpëruan Arsenalin duke e mposhtur 5 me 1.