Një gjerman me origjinë kiliane, një amerikan me prindër rusë, një polak dhe një holandez po debatonin në gjuhën angleze në një fushë të kuqe me argjilë në periferi të Pragës.
Sado që mund të tingëllojë si një shaka, ishte një moment në kohën e Futures Tour të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), që është rangu më i ulët i tenisit profesionist te meshkujt, ku mijëra mundohen në errësirë relative me pak shpresë për t'iu bashkuar ndonjëherë elitës së sportit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër burrat kishin diskutuar disa vendime të kaluara në meçin e çifteve, dhe gjermani, Laslo Urrutia Fuentes, u zemërua kur Sander Groen, kundërshtari holandez, goditi topin direkt te ai derisa ai ishte duke qëndruar në rrjetë i pambrojtur.
Urrutia e quajti Groenin arrogant dhe debati vazhdoi për disa minuta, ndërsa Groen imitonte lëvizjet e Urrutias.
Referi kryesor - personi i vetëm që drejtonte përballjen - ishte i pashpresë për të ndalë këtë debat dhe disa tifozë në klubin “TK Spoje” po argëtoheshin duke shikuar këtë.
“Një ditë tjetër në këtë rang”, tha Urrutia disa orë më vonë.
Skena ishte edhe më absurde pasi Groen është 49-vjeçar, një moshë kurioze për një lojtar në një rang të quajtur “Future” (e ardhmja). Ky rang ishte formuar për të ndihmuar lojtarët e rinj për të bërë rrugën e tyre nga rangu i juniorëve deri te niveli më i lartë në rangun profesionist, atë ATP Tour... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.