Sport

Trepça ’89 pret investime në “Riza Lushta”

Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça ’89, ndeshjet si vendase i zhvillon në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Shtëpia e kampionëve nuk i plotëson kushtet për arenën ndërkombëtare.

Përveç fushës së lojës, e cila duket në gjendje të rregullt, infrastruktura përcjellëse ka nevojë për përmirësim, transmeton Sporti në KTV.

I pakënaqur me gjendjen e stadiumit është shprehur edhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.

Problem që duhet zgjidhur janë edhe zhveshtoret e stadiumit, që nuk janë në gjendje të mirë.

Vitin e kaluar, kishte investim rreth 150 mijë euro nga Ministria e Sportit në renovimin e tribunës kryesore të stadiumit. Megjithatë, një vit më vonë, shumica e ulëseve janë të thyera.

Ndërkohë, edhe tribuna ballore është në gjendje të mjerueshme. Zeka tregon se presin që të investohet në përmirësimin e tribunave, ndërkaq kapaciteti aktual i “Riza Lushtës” është 5 mijë ulëse.

Të kujtojmë që Trepça ’89, në arenën ndërkombëtare në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndeshjen e parë si nikoqire e ka luajtur në stadiumin tjetër të qytetit të Mitrovicës, “Adem Jashari”.