Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Curri synon që me ndihmën e “Plisave” të rikthejë titullin në Prishtinë

FC Prishtina aventurën në sezonin e ri futbollistik do ta nis nesër pasdite.

Kryeqytetasit në “Rexhep Rexhepi” te Drenasit do të presin rivalen e vjetër, Dritën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy skuadrat gjatë kësaj verë janë përforcuar mjaft shumë, me ambicie të mëdha në këtë sezon, synojnë të bëjnë një ndeshje të madhe nesër pasdite në Drenas.

Debatik Curri, një nga lojtarët me më përvojë në skuadrën e Arsim Thaçit mendon se skuadra e tij është e gatshme për sfidat e reja. Ai mendon se Prishtina ka skuadër mjaft kualitative dhe nesër në duel me gjilanasit kërkojnë pikët e plota.

“Besoj se jemi maksimalisht të përgatitur, sepse kemi punuar mjaft mirë gjatë fazës përgatitore dhe besoj se ekipi është i gatshëm. Edhe me ardhjen e disa lojtarëve të rinj jemi të kompletuar dhe të nisim sa më mirë kampionatin që të nisim me këmbë të mbarë dhe me tre pikë. E kemi ekipin e mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë për tre pikët e para”, ka thënë Curri për faqen zyrtare te klubit prishtinas, transmeton Kosovapress.

“Ndeshja me Dritën do të jetë mjaft e fortë për vetë faktin që edhe ata janë përforcuar. Por, ne do të hyjmë në ndeshje që të nisim mbarë kampionatin dhe nga kjo të nisim me tre pikë”, tha ai.

Prishtina edhe në sezonin e ri ndeshjet si vendase do t’i luajë jashtë Prishtinës, konkretisht në Drenas pasi stadiumi i Prishtinës akoma nuk është rinovuar. Megjithatë, Curri beson se më përkrahjen e ‘Plisave’, Prishtina titullin do ta rikthejë në kryeqytet.

“Zhvillimi i ndeshjeve në Drenas është ide mjaft e qëlluar. Është fushë shumë e mirë, edhe ne kemi ekip shumë të mirë dhe na konvenon. Edhe pse na penalizon mjaft shumë, sepse s’luajmë në stadiumin tonë dhe nuk kemi numër aq të madh shikuesish. Por, shpresojmë se edhe në Drenas do të na përkrahin, si Plisat, ashtu edhe qytetarët, që të na ndihmojnë të rikthejmë titullin në kryeqytet”, ka theksuar Curri, i cili në të kaluarën ka bërë karrierë është jashtë Kosovës.