Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salihi i pandalshëm në Austri

Transferimi i Hamdi Salihit në kampionatin austriak të futbollit shihej si vendparkimi i fundit në karrierën e bomberit të kombëtares.

Por, në të vërtetë, firma e shkodranit me Viener Nojshtadin e ka rivendosur në vitrinën e ligave europiane, kjo përmes golave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hamdi Salihi, një makinë golash"! Kështu e ka cilësuar “Sky Sport” sulmuesin e kryesuesve të Ligës Austriake në një speciale dedikuar futbollistit shqiptar.

Shkodrani shënoi dy gola në suksesin kundër Vatensit, duke mundësuar një qetësi olimpike për skuadrën e tij në krye të renditjes. Në 7 javë, Nojshtadi ka marrë 6 fitore dhe një barazim, formë e arritur falë edhe shqiptarit.

Hamdi Salihi me 6 gola në 7 ndeshje po e shpërblen besimin e trajnerit Roman Mehlih. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi shkodran jo vetëm që bind në fushë, por eksperienca e tij dhe personaliteti orientojnë dhe të rinjtë e ekipit. 33-vjeçari po përjeton një rini të dytë te Viener Nojshtadi.

“Punoj çdo ditë për të arritur objektivat. Skuadra po ecën mirë dhe kështu bëhet më e lehtë për mua që të shënoj gola. Do t’i marrim ndeshjet me radhë”, tha Hamdi Salihi pas protagonizmit të radhës në futbollin austriak.