Granit Xhaka insiston se ka synim që në edicionin 2017/18 t'i lë pas vetes problemet disiplinore, të cilat i pati në edicionin e shkuar, përcjell e përditshmja britanike "Evening Standard".
Mesfushori 24-vjeçar edicionin e shkuar në Premier Leaguen e Anglisë në futboll, që ishte debutues për të pas transferimit te Arsenali nga Borussia Moenchengladbachu, u ndëshkua dy herë direkt me karton të kuq, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtij nuk i munguan as kartonët e verdhë, por Xhaka është i bindur se këto gjëra tashmë i takojnë së shkuarës.
Këtë edicion ai synon që të ndëshkohet sa më pak edhe pse insiston se nuk e ka ndërmend në asnjë mënyrë të ndryshojë stilin agresiv të lojës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.