Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbët pranojnë realitetin, në podium me sportistët nga Kosova

Pak ditë para se të fillonin Lojërat Olimpike "Rio 2016", Qeveria e Serbisë doli me sugjerim që sportistët serbë të lëshonin podiumin ku do të duhej të merrnin medalje, nëse në të do të kishte edhe sportistë nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Rast të tillë nuk pati në "Rio 2016", por ai sugjerim i Qeverisë dhe i Federatave sportive të Serbisë nuk është anuluar ndonjëherë. Por është kryetari i ri i Komitetit Olimpik të Serbisë, Bozhidar Malkoviq, që ka thënë së fundi që ai sugjerim nuk do të respektohet dhe se sportistët serbë nuk do të largohen nga podiumi, edhe nëse atë e ndajnë me sportistë nga Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Malkoviq, që është personalitet i njohur i basketbollit, Komitetin Olimpik të Serbisë e drejton prej muajit maj.

Malkoviq është shprehur i prerë duke thënë se sportistët serbë nuk guxojnë të lëshojnë podiumin, nëse fitojnë medalje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.