Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio kurrë te PSG-ja

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, ka thënë se nuk e ka ndërmend që ndonjëherë të largohet nga “Mbretërit”.

Asensio që po shkëlqen te Real Madridi parashikohet se do të ketë të ardhme të ndritur, por ka përjashtuar mundësinë që gjatë karrierës së tij do të transferohet te Paris Saint-Germaini.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Faleminderit, por jo. Jam në vendin më të mirë, aty ku dua të jem. I jam mirënjohës Real Madridit që vuri bast në mua”, ka thënë Asensio.

Gjatë kësaj jave është raportuar se Arsenali është duke menduar që të aktivizojë klauzolën e 20-vjeçarit, por klubi anglez do të dështojë në transferimin e tij.