Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovë, në futboll solli befasi në futbollin kosovar.
Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Ferizajt, e cila përfundoi pa fitues 1:1, për herë të parë në futbollin e Kosovës, u gjykuan nga gjyqtarët e huaj, raporton emisioni “Sporti Total” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatërshja e gjyqtarëve që vijnë nga Malta, drejtuan ndeshjen në Adem Jashari, pas një bashkëpunimi ndërmjet dy federative, për shkëmbimin e gjyqtarëve për një xhiro.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje Philip Farrugia, pas ndeshjes, për Sportin Total ka folur për mbresat e tij gjatë ndeshjes që referoi në kampioantin e Kosovës.
“Është hera e parë që jam në Kosovë, dhe është një esksperiencë e mirë për ne ekipin. Ishte një ndeshje e mirë dhe futboll i mirë këtu në Kosovë”.
Farrugia shpreson që të rikthehet sërish në Kosovë.
“Lojtarët respektuan vendimet tona, loja ishte mirë dhe fair-play.
Nëse do të na ftojnë sërish do të vijmë këtu për të gjykuar ndonjë ndeshje”.
Përveç gjyqtarëve maltez që gjykuan ndeshje në kampionatin e Kosovës, edhe gjyqtarët kosovar, referuan ndeshje kampionale në Maltë.