Trepça '89 synon që në edicionin 2017/18, i cili nis të premten (sot), të mbrojë titullin e kampionit të Kosovës në futboll, që e fitoi për herë të parë në histori të klubit në edicionin e shkuar. Për të mbrojtur titullin mesfushori Ylber Maloku insiston se ekipi mitrovicas duhet të startojë furishëm dhe me fitore prej xhiros së parë, shkruan sot Koha Ditore.
Në xhiron e parë Trepça '89 do të përballet me skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës, që pas pesë vjetësh në Ligën e Parë është kthyer në elitë. Kjo ndeshje që luhet në stadiumin "Riza Lushta" të Mitrovicës, të premten (sot) prej orës 17:00, bën edhe hapjen e edicionit të ri në Vala Superligën e Kosovës. Njëherësh kjo është ndeshja e vetme që zhvillohet gjatë të premtes, pasi duelet tjera elitare do të zhvillohen gjatë ditëve të fundjavës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pres të startojmë edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, pra me fitore. Natyrisht, Flamurtarin do ta respektojmë maksimalisht, por në fushë do të futemi për të tri pikët", është shprehur Maloku, të enjten.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.