U dënua me 6 muaj nga Federata e Futbollit të Kosovës për shkak të video-skandalit të publikuar në mediat kosovare, edhe pse dënimi iu zvogëlua në vetëm 3 muaj.
Një gjë të tillë nuk e pranon dhe e kundërshton fuqishëm, duke e quajtur të montuar të gjithë atë çfarë ka ndodhur, njëri ndër trajnerët më të njohur në futbollin kosovar, Ismet Munishi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMunishi e ka harruar ngjarjen që ia ndali në gjysmë aventurën te skuadra e Dritës, edhe pse tani trajneri të ardhmen e tij e lidh me skuadrën e Vëllaznimit.
Kryetrajneri i “kuqezinjve” ka treguar se pavarësisht dënimit, menjëherë kishte dy oferta mjaft serioze, për të udhëhequr dy klube në elitën e futbollit kosovar.
Munishi, edhe përkundër të gjitha situatave të krijuara, mendon që është njëri ndër trajnerët më të mirë kosovarë, ndoshta edhe më i miri.
Pas rikthimit në punën e trajnerit, 42-vjeçari dëshiron që skuadrën nga Gjakova ta kthejë në katërshen e madhe të futbollit kosovar.