Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës ka marrë vëmendjen edhe të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
Përmes një postimi në Facebook ai ka paralajmëruar bashkëlojtarin dhe mikun e tij te kombëtarja e Zvicrës, Ricardo Rodriguez, i cili mbron ngjyrat e Milanit, se nuk do ta ketë aspak lehtë ndaj kuqezinjve të Tetovës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi iu ka uruar suksese dy klubeve shqiptare, Skënderbeut dhe Shkëndijës në ndeshjet e sotme të “play-offit” në Ligën e Evropës.
Çfarë mbrëmje sonte miku im Rodriguez. Sonte nuk do ta kesh aspak të lehtë me kuqezinjtë e Tetovës në SanSiro. Suksese Shkëndija, suksese Skënderbeu”, ka shkruar Xhaka.
Kujtojmë se Skënderbeu luan ndaj Dinamo Zagrebit sonte në Kroaci nga ora 19:00, kurse Shkëndija nga ora 20:45 përballet me Milanin në San Siro.