Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka shënuar fitore kundër Norvegjisë në luftë për pozitat 17-24 në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, bën të ditur FBK përmes faqes zyrtare.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 66:49 (23:10, 16:15, 12:14, 15:10), transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishin basketbollistët kosovarë ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu bën që në fund të triumfojnë me 17 pikë dallim.
Më i dalluari te Kosova U-16 ishte Nderim Ratkoceri me 21 pikë, 17 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur, ndërsa Erhan Sholla ka shtuar 23 pikë.
Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë të premten me fillim nga ora 17:15 kundër Zvicrës në luftë për pozitat 17 deri 20.