Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një hendbolliste nga diaspora i bashkohet Kosovës

Talentja nga Gjermania, Eliza Dërmaku, hendboliste kjo 16 vjeçare e cila luan me sukses ne skuadrën e te rejave të Tsv Nordheim në Gjermani ka zgjedhur të luajë për Kosovën

Kohët e fundit shumë hendbolliste nga diaspora po vazhdojnë të zgjedhin Kosovën dhe të lënë vendet e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E fundit që ka bërë një gjë të tillë është talentja nga Gjermania, Eliza Dërmaku, hendboliste kjo 16 vjeçare e cila luan me sukses ne skuadrën e te rejave të Tsv Nordheim në Gjermani. Ajo ka zgjedhur të luajë për Kosovën U-17.

Eliza e cila luan ne pozitën e alos së majtë, dhe ka gjatësi prej 168 cm, dallohet sidomos me lojërat cilësore në mbrojtje, kurse me hendboll merret tani e 11 vite, transmeton albinfo.ch.

“Dëshira e saj dhe e prindërve të saj është paraqitja ne petkun e Kosovës dhe si duket gradualisht hendbolli femëror do të bëhet konkurrues në garat ndërkombëtare falë këtyre talenteve shqiptare të cilat ëndërrojnë të kontribuojnë për shtetin e tyre edhe pse jetojnë dhe veprojnë në diasporë”, thuhet në njoftimin nga Federata e Hendbollit e Kosovës.