Korçarët kërkojnë të shënojnë të paktën një gol për të pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit një javë më pas.
Skënderbeu do të luajë sot ndeshjen e shumëpritur ndaj skuadrës së Dinamos së Zagrebit, sfidë kjo e vlefshme për fazën play-off të Europa League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja do të fillojë në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh nga të gjithë shqiptarët pasi korçarët përfaqësojnë në kupat e Evropës futbollin shqiptar.
E njëjta sfidë u luajt dy vite më parë, por ishin kroatët ata që fituan në të dyja ndeshjet.
Që prej asaj kohe skuadra e Skënderbeut ka ndryshuar shumë dhe tashmë ka në përbërje lojtarë më cilësorë që janë të gatshëm të vendosin në vështirësi çdo mbrojtje.