Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri njëri prej pesë fituesve të Championsit te Stoke

Stoke City ka kompletuar huazimin e sulmuesit spanjoll Jese Rodriguez nga Paris Saint-Germaini dhe transferimi i tij ka sjellë një statistikë të veçantë për skuadrën. Jese Rodriguez ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin gjatë karrierës, dhe ka bërë kështu Stoke Cityn skuadrën e Premier Leagues së Anglisë në futboll që ka në përbërje më së tepërmi fitues të Ligës së Kampionëve.

Jese, 24-vjeçar i është bashkuar Bojan Krkiqit, Xherdan Shaqirit, Ibrahim Afellayt dhe Darren Fletcherit si lojtarët që kanë fituar titullin e Ligës së Kampionëve gjatë karrierës, që nënkupton se ekipi i Mark Hughesit ka pesë fitues të "Championsit", shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stoke City do të kishte plotë shtatë fitues të Ligës së Kampionëve, po të mos e kishte shitur Marko Arnautoviqin te West Ham Unitedi dhe huazuar Marc Muniesan te Girona, më herët këtë vit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.