Klubi Skënderaj aktualisht ka numrin më të madh të reprezantueseve në volejboll. Janë gjashtë volejbolliste të Skënderajt që luajnë për përfaqësuesen seniore të Kosovës. Skënderaj ka reprezantuese edhe te junioret, ndërsa shumë prej këtyre lojtarëve kanë mësuar sportin e rrjetës nga Ylli Kadriu.
Trajneri Kadriu ka plot 17 vjet në sport, ndërsa së fundi ka paralajmëruar mundësinë e largimit. Ai thotë se për 17 vjet nuk ka marrë asnjë pagë për punën që ka kryer në sport dhe vlerëson se është koha e fundit që kjo të ndryshojë. Ndër të tjera, Kadriu me Skënderajn ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës, ndërsa skuadra drenicase vazhdon të mbetet prej dy më të mirave në vend, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe sport Kadriu ka nisur në vitin 2000 si lojtar i Drenicës në volejboll. Nga viti 2003 luajti basketboll për Skënderajn, ndërsa prej vitit 2006 ishte ndihmëstrajner në klubin e volejbollit për femra Skënderaj. Nga viti 2013 ishte trajner i parë i Skënderajt, ndërsa prej vitit 2014 edhe ndihmëstrajner në përfaqësuese.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.