Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija gati për ndeshjen historike kundër Milanit

Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës janë shprehur të gatshëm për ndeshjen historike kundër skuadrës së madhe evropiane, asaj italiane Milan.

Në konferencën për media të mërkurën, një ditë para ndeshjes kundër Milanit që i takon fazës së plejofit të Ligës së Evropës, Ardian Cuculi, Armend Alimi dhe Konstadin Zahov kanë theksuar se në Milano nuk kanë udhëtuar me flamur të bardhë. Synimi i tyre është që të bëjnë që kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës të vendoset më 24 gusht, në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në Shkup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e parë e fazës së plejofit ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjten (sot) nga ora 20:45 në "San Siro" të Milanos, kurse ajo e kthimit më 24 gusht në stadiumin "Philip II" në Shkup, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten në fazën e plejofit do të luajë edhe skuadra e Skënderbeut të Korçës. Skënderbeu do të luajë në Zagreb kundër Dinamos nga ora 19:00.

Mbrojtësi Ardian Cuculi ka theksuar se edhe në rast të një humbjeje do të angazhohen që ajo të jetë minimale për të shpresuar në ndeshjen e kthimit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.