Mesut Oezil ka zbuluar vuajtjen dhe debatin familjar që është bërë pas vendimit të tij për të luajtur për Gjermaninë e jo për vendin e gjyshërve të tij, Turqinë.
Mesfushori i Arsenalit ka lindur në Gelsenkirchen të Gjermanisë, ndërsa edhe babai i tij ka lindur në Gjermani. Por gjyshi i tij ka emigruar në Gjermani nga Turqia në vitet ’60, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur Oezil ishte ftuar për të luajtur për U-17 të Gjermanisë në vitin 2006 dhe duhej të bënte zgjedhjen mes vendit të paraardhësve të tij dhe vendit ku është rritur, lojtari kishte vetëm pasaportën turke.
Dhe në biografinë e tij, që do të publikohet këtë muaj dhe fragmente të së cilës po botohen në gazetën gjermane “Bild”, ai ka zbuluar se zgjedhja e tij është bërë debat i madh familjar.
“Natyrisht se kam folur me familjen time për vendimin e vështirë. Nëna ime, Gulizar, ishte një nga ato që donte që unë të luaja për Turqinë. Më thoshte: 'Mendo prej nga i ke rrënjët. Gjyshërit e tu kanë ardhur nga Turqia'. Xhaxhai im po ashtu u pajtua me të. Por, babai im nuk ishte i një mendjeje dhe tha: 'Mesuti ka lindur në Gjermani. Ai ka shkuar në shkollë në Gjermani dhe ka mësuar gjithë futbollin e tij në klubet gjermane. Për këtë arsye ai duhet të luajë për Gjermaninë'. Kishte kohë kur ndjeja barrën e të marrit një vendim përfundimtar. Nuk doja të zhgënjeja askënd. Por, në pranverën e vitit 2006 më në fund i thashë familjes për vendimin tim”, ka shkruar Oezil.
Oezil, që fitoi titullin e botës me Gjermaninë në vitin 2014, ka zbuluar se ka mbajtur shtetësinë e dyfishtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.